Çështja Gjoka – Flamurtari shtyhet për më vonë

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari dhe trajneri Gjoka mendohet se do të “përplaseshin” dje në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, ku do të vendosej mbi borxhin prej 45 mijë eurosh që klubi i detyrohet teknikut aktual të Kukësit.

Kjo gjë nuk ka ndodhur dje, ndërkohë që pritet që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme. Deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve dhe vlonjatët rrezikojnë nëse nuk paguajnë.

Më parë Flamurtarit i janë zbritur gjashtë pikë për shkak se nuk ka shlyer borxhet ndaj Veliut, Vucajt, Arbrit dhe Sakajt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.