Çështja “Muller”, Ancelotti përplaset me legjendën e klubit Rummenigge

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Bundesliga / Dështimi i Ancelottit për të fituar tripletën që në sezonin e parë te kampionët në fuqi të Budesligës po analizohet deri në detajet më të vogla nga gazetarë, ish-futbollistë dhe drejtues. Në realitet, që nga periudha e Guardiolës e më pas Baeyrni është gjithë e më pak bavarez, dhe tani që edhe pozicioni i Thomas Mullerit mund të jetë më periferik, irritimi ka arritur kulmin.

Sezonin e kaluar Muller ka luajtur më pak se zakonsisht. Në fakt 42 ndeshje zyrtare nuk janë pak, por në sfidat më të rëndësishme gjithmonë e ka nisur në stol.

Nodhi 21 dhjetorin e kaluar kundër Leipzigut, kur të dyja skuadrat ishin në kuotë të barabartë pikësh. U përsërit në Kupën e Gjermanisë dhe në Champions, ku u aktivizua vetëm 4 minuta në përballjen e dyfishtë me Arsenalin. Madje edhe kundër Realit të Madridit në cerekfinalet e Championsit nuk ishte pjesë e formacionit titullar.

Tashmë që Bayerni bleu edhe James Rodriguezin, te preferuarin e Ancelottit, pozicioni i Mullerit është edhe më i dyshimtë. Si sulmues i parë Leëandëski është i pazëvendësueshëm, ndërsa si sulmues krahu nuk gjen hapësira para Ribery, Roben dhe Coman. Në rolin e trekuartistit rrezikon të jetë vetëm zgjedhje e tretë pas Tiago Alcantaras dhe James. Hapësirat për futbollistin e fundit bavarez të mbetur në skuadër janë minimale. Përvec mediave dhe tifozëve që po kërkojnë llogari për rolin e Mullerit, ka ndërhyrë edhe Mathias Sammer, që deri një vit më parë ka qenë drejtor sportiv i Bayernit, duke e kritikuar hapur Ancelottin.

“Thomas nuk mund të luajë në krah, sepse i mungon ritmin për ta bërë këtë rol. Mund të niset nga anësorja dhe të tentojë qendrën, por nuk është ky roli i tij. Muller është shpirt i lirë dhe duhet ta ndjejë këtë liri. Ndoshta është futbollist i ndryshëm nga ata që ka drejtuar deri tani Ancelotti, kjo është arsyeja që nuk e kupton. Rummenigge dhe Hoeness duhet t’ia shpjegojnë trajnerit rëndësisnë e Mullerit për historinë e klubit. Ai është emblema dhe e ardhmja e klubit”

E menjëhershme ka qenë edhe kundërpërgjigjja e Ancelottit ndaj Sammerit. Italiani u shpreh se askush nuk duhet t’i shpjegojë historinë e futbollstit apo të klubit.

Është edhe një cështje tjetër që po zien brenda klubit bavarez. Pas tërheqjes së Lahm, Rummenigge ka këmbëngulur se rolin e tij duhet ta trashëgojë Kimich, por ky koment nuk i ka pëlqyer Rafinhas. Mbrojtësi i djathtë ironizoi duke kujtuar se Rummenigge i ka të mirëpërcaktuara detyrat e tij ndërsa trajner, pra ai që bën formacionin është Ancelotti. 26-vjecari shtoi më tej se ka luajtur për 6 vite me Lahm dhe tani kërkon më shumë hapësira. Kush mendon se në Gjermani nuk ka përplasje mendimesh dhe gjykimesh gabohet rëndë. Ancelotti duhet të gjejë mënyrën për të vënë rregull.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.