Çështja Rashica, Munishi i kundëpërgjigjet ashpër Bunjakut

0
SHPËRNDAJE

Munishi (2)Perzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar se do ta ftojë Milot Rashicën, pas pranimit në UEFA e FIFA.

Sipas tij, talenti vushtrrias që u ftua së fundi në Kombëtaren A të Shqipërisë, do të marrë ftesën e Kosovës.

“Do të ishte jo e drejtë dhe jo profesionale mos me e menduar Milotin, kur shteti i Kosovës ka investuar në Milotin, ai ka marrë edhe bursë, dhe në momentin e pranimit nëse shkon procesi sip o shkon, unë do ta ftojë”, ka deklaruar Bunjaku në një intervistë për Klan Kosova.

Ndryshe, trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ka reaguar lidhur me këtë deklaratë. Sipas tij, Kosova nuk ka merita për Milot Rashicën, por disa njerëz të veçantë.

“Merita për Milot Rashicën ka trajneri  Mehmet Kurda, trajneri Luan Prekazi kurse meritat më të mëdha i ka Ismet Munishi dhe grupi i futbollistëve që kanë qenë në Llamkos Kosova kur ai ka luajtur. Bunjaku e as Kosova nuk e kanë zbuluar Rashicën ndërkohë Ai e ka ftuar atë vetëm pasi është transferuar në Vitesse”, ka thënë Ismet Munishi për “GazetaOlle.com”.

Trajneri që aktualisht punon te Hajvalia, foli edhe në lidhje me futbollistin e tij, Liridon Leci, i cili u përfshi në një konflikt ditë më parë me vëzhguesin e ndeshjes Hajvalia – Drita, Rasim Gimolli. Leci mund të dënohet.

“E di që në Federatë kanë shumë dëshirë që të dal Feronikeli kampion, por nuk do tua plotësojmë këtë dëshirë. U them klubeve që lirisht ta qelin thesin e dytë”, potencoi Munishi.

 /Gazetaolle.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.