Çështje e koklavitur, UEFA drejt shtyrjes së vendimit për Kukësin

0
SHPËRNDAJE

FUTBOLL KUKESI LEGIA - Ndeshja e futbollit, Kukesi-Legia e Varshaves e Polonise, e vlefshme per turin e trete paraeleminator te kupes UEFA Europa League, e cila eshte nderprere pasi nje prej lojtareve te Legias eshte goditur gjate lojes ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nFUTBOLL KUKESI LEGIA - Ndeshja e futbollit, Kukesi-Legia e Varshaves e Polonise, e vlefshme per turin e trete paraeleminator te kupes UEFA Europa League, e cila eshte nderprere pasi nje prej lojtareve te Legias eshte goditur gjate lojes ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.

Duhet ta jepte sot, por mesa duket UEFA do të shtyjë vendimin përsa i takon ndeshjes së ndërprerë, Kukësi-Legia, të vlefshme për turin e tretë eliminator të Europa League. Çështja duket se është aq e koklavitur, sa nevojitet më tepër kohë për të marrë në shqyrtim të gjithë faktet dhe provat.

Këtë e ka njoftuar në një farë mënye vetë shefi i klubit kukësian, Jonuz Hallaçi, i cili në një postim la shkruar: “Jemi në pritje të vendimit të UEFA-s. Njoftimi më i fundit është se ende nuk është marrë një vendim për një dosje voluminoze. Nesër në mëngjes maksimumi i zgjatjes së publikimit të vendimit. Urojmë të jetë sa më i arsyeshëm!”. Kështu pritja do të zgjasë të paktën deri nesër në mëngje, atëherë kur pritet një vendim përfundim i organizmit më të lartë europian. Aludimet që vijnë nga shtypi polak shkojnë deri aty, sa që thuhet se UEFA mund të vendosë edhe për ndonjë riluajtje të ndeshjes, gjë që do të ishte lajm i mirë për kukësianëët.

Teksa deri tani ka mbetur varur edhe zhvillimi i ndeshjes së kthimit, që sipas programit duhet të luhet të enjten në Varshavë, por Legia ka njoftuar se ka ndërprerë shitjen e biletave. Gjë që bën të kuptohet se ka shumë mundësi të mos luhet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.