Cetokviç ka disa oferta por ndodhet në udhëkryq

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Marko Cetkoviç është lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Partizanin, që nga ana tjetër ka në plan t’ia rinovojë atë.

Fantazisti malazez tashmë po pushon dhe nuk ka shumë dëshirë të flasë për ofertat, por tregon se gjatë kësaj jave do të bisedojë me drejtuesit e kuq për vazhdimin e aventurës së tij me Partizanin. Ai pranon se disa klube e kanë kontaktuar, por dëshiron të mbetet i kuq.

“Kam pasur kontakte edhe nga klube të tjera të Superiores, por nuk mund të flas për to, gjersa nuk jam ulur në bisedime me Partizanin. Dëshira është që të mos ndryshoj uniformë”, është shprehur ndër të tjera në “Panorama Sport” mesfushori.

Ndërkohë, Ekuban është në listën e dëshirave të Partizanit, por sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, sulmuesi ganez do të grumbullohet me ekipin e parë të Kievos dhe do vëzhgohet me kujdes nga stafi teknik, që më pas do vendosë nëse do qëndrojë në ekip, apo do huazohet diku tjetër, por këtë herë në një kampionat më të rëndësishëm se i yni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.