Çfarë ndodhi me portat në Ballsh?

0
SHPËRNDAJE

auto_Goll11463248467Bylis pati një përballje vendimtare dje me Flamurtarin dhe rezultati i ndeshjes (0-0) ka fundosur dhe thuajse zyrtarizuar rënien e vendasve në Kategorinë e Parë. Por ajo cka tër-hoqi vëmendjen dje përpara nisjes së këtij takimi, ishte se u diktua një anomali me portat e futbollit të cilat mësohen se ishin më të larta se zakonisht, rreth 10 cm. A ishte kjo një strategji e Bylis për të ndikuar në rezultatin e ndeshjes apo thjesht një anomali misterioze por padashje, kjo ndoshta nuk do të mësohet asnjëherë por ngjarja la pas hije dyshimi pasi dihet se në futbollin tonë cdo hile është e mundur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.