Cfarë po ndodh me Tiranën?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tiranaTest Situat e turbullt duket në horizontin bardheblu. Pavarësisht se ka afrime, dicka brenda “minierës” bardheblu po kurdiset. Lojtarë që largohen, pjesëtar të stafit gjithashtu. Në fillim ishin 3 lojtarë si Mario Morina, Dorian Kërciku dhe Edvan Bakaj që u larguan nga Tirana, madje duke komentuar edhe vetë në rrjetetet sociale dicka të tillë. Më pas dy prej tyre, pikërisht Kërciku dhe Bakaj rikthehen në skuadër. Ndërkohë që largohet edhe përgatitësi i portierëve, Astrit Nallbani. Ndërkohë që në kampin e 24 kampionëve të Shqipërisë ka edhe afrime. Ku qendron problemi? Përse këta lojtarë largohen edhe më pas afrohen sërish? Kujt po ia prishte punën një trajner portierësh që ka vite që ka derdhur djersë për ngjyrat e kësaj fanele? Në pamje të parë duket se në brendësi të Tiranës ka luftë brenda klasave, ka klane të ndërtuara, të cilat veprojnë me interesa të kanalizuara. Nuk është se kemi dëshirë të sulmojmë Tiranën, padyshim ekipi më i mirë shqiptar, edhe titujt flasin vetë. Por këto trazira, ikje-ardhje, largimi-rikthime lojtarësh apo shkarkime drejtuesish, nuk i shërbejnë me pozitivitet dhe krijojnë përcarje brenda në skuadër. Shpresojmë shumë që të jemi ne të gabuar dhe Tirana të gjej lavdinë e munguar.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.