Champions, Gashi humb penallti dhe zëvendësohet

0
SHPËRNDAJE

gaShkëlzen Gashi është bërë protagonist negativ për Baselin, në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator ndaj Lech Pozanin. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka ekzekutuar në minutën e 67-të një penallti, por portieri kundërshtar i skuadrës polake Buriç e ka neutralizuar duke e dërguar në goditje këndi tentativën e Gashit për ta dërguar topin në këndin e poshtë të anës së majtë të portës. Shqiptari ka humbur mundësinë të dërgonte në avantazh Bazelin, pas barazimit 1-1, teksa është zëvendësuar në të 75′ me Calla. Gjithsesi, goli i zviceranëve nuk ka vonuar dhe ka ardhur 10 minuta më pas, por me autor Janko e në fund ka vulosur rezultatin 1-3 Calla.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.