Champions/ Guardiola hakmerret, magji e Ozil, Bayern cinik (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

https://www.youtube.com/watch?v=LkjPUck5RxY

Ishte një e martë e pasur në futbollin Europian teksa emocionet më të mëdha u përjetuan në Manchester e Razgrad të Bullgarisë ku u shënuan gola të shumtë e madje spektakolarë të denjë për këtë veprimtari të rëndësishme.

Kështu, në Bullgari u desh një përmbysje e rrallë nga Arsenal që pasi u gjend në disavantazh të dy golave, shënoi tre me anë të Granit Xhakës, francezit Giroud e më pas një magji e Ozil duke lënë të shtangur mbrojtjen e Ludogorets.

Në Angli ishte Messi që kaloi Barcelonën përpara por më pas City reagoi bindshëm duke shënuar tre herë, me anë të de Bruyne dhe Gundogan dy herë. Në sfidat e tjera Bayern dhe Atletico fituan 2-1 respektivisht ndaj PSV dhe Rostov.

90 minuta për mbrojtesin tonë Elseid Hysaj në një barazim të rëndësishëm 1-1 të Napolit në Turqi ndaj Besiktas. Edhe Taulant Xhaka luajti minuta të plota për Basel që humbi në shtëpi 1-2 ndaj PSG me golin e vendasve që erdhi nga një asist i shqiptarit që me dorë (rivënie anësore) i dha topin Luca Zuffit që barazoi përkohësisht në 1-1.

14961332_10153921839396770_418688775_n

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.