Champions League/ Arbitrat shqiptar në superformë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Takimi i turit të dytë eliminator në Champions League mes BATE Borisov dhe Alashkert ka përfunduar në barazim 1-1.

Ky takim është gjykuar nga kryesori Enea Jorgji.

Sot në turin e dytë eliminator në Champions League, Jorgji dhe asistentët e tij Ermal Barushi, Ridigers Çokaj dhe gjyqtari i katërt Kridens Meta, nuk janë kontestuar dhe në fund të takimit, të gjithë u kanë dhënë dorën arbitrave.

Një ndeshje që përfundoi me 2 gola të shënuar dhe vetëm një karton të verdhë të dhënë nga kryesori Jorgji.

Gjyqtarët shqiptarë janë vlerësuar me notë maksimale për këtë takim dhe gjithashtu pritet që t’u besohen të tjera ndeshje po kaq të rëndësishme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU