Champions League/ Ja të gjitha duelet e sotme

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Sonte në mbrëmje rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve me ndeshjet e dyta në grupet E, F, G, H. Dueli më interesant është ai mes Dortmundit dhe Real Madrid.

Skuadra gjermane vjen pas një momenti magjik në Bundesligë, dhe do të kërkojë ta konfirmojë këtë formë edhe në Champions ndaj kampionëve në fuqi. Skuadra e Zidane ndërkohë po vuan jo pak në kampionat, por shpreson që të rigjejë golat e Ronaldos. Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes APOEL dhe Totenham, me miqtë dukshëm më të favorizuar.

Në grupin E, Sevilla nuk pritet që të ketë shumë probleme ndaj Mariborit, ndërkohë që Liverpool do të luajë në transfertë ndaj Spartakut të Moskës në kërkim të 3 pikëve të para, në një grup të ekuilibruar deri më tani me të gjitha ekipet me nga 1 pikë.

Në grupin F, Manchester City është gati për një tjetër goleadë, pasi do të presë në shtëpi Shahktarin, ndërkohë që Napoli kërkon 3 pikët e para në shtëpi ndaj Feynordit.

Në grupin G, Besiktas-Leipzing pritet të jetë një duel interesant, ndërkohë që Monaco dhe Porto synojnë 3 pikët e para në këtë sezon në fazën e grupeve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.