Champions League: Kualifikohen Valencia dhe Shakhtar, Basel dhe Celtic eliminohen

0
SHPËRNDAJE

valenciaMonaco – Valencia 2-1 (3-4)

Valencia është kualifikuar për në grupet e Champions League pasi arriti të kalonte francezët e Monacos. Spanjollët arrijnë të kalojnë për më tej falë rezultatit të ndeshjes së parë, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Negredo shënon golin e mbrëmjes me një parabolë fantastike nga një kënd shumë i vështirë. Në minutën e 17’ mbrojtësi Italian Raggi barazon shifrat duke rikthyer në lojë francezët. Në minutën e 75’ Elderson shënon golin e 2-1 dhe Monaco tenton deri në fund të barazojë rezultatin e ndeshjes së parë por nuk ja del dot.

Shakhtar – Rapid Vienna 2-2 (3-2)

Ka qenë një ndeshje spektakolare ajo midis  ukrainasve të Shakhtar Donetsk dhe austriakëve të Rapid Vienna. Takimi u mbyll me rezultatin 2-2 dhe të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Shakhtar kalon fillimisht në avantazh në minutën e 10’ por brenda 12 minutave Rapid Vienna shënon 2 gola duke përmbysur rezultatin. 5 minuta më vonë ukrainasit barazojnë me Gladkyij dhe mbyllin pjesën e parë me rezultatin 2-2. Në minutat e fundit Rapid është i gjithi në sulm dhe në fund të takimit kanë dy raste të pastra por nuk arrijnë të shënojnë, Shakhtar arrin të kalojë me shumë fat në grupet e Champions, kjo edhe falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë.

shakhtar

Maccabi Haifa – Basel 1-1 (3-3)

Maccabi Haifa arrin një kualifikim të papritur për në grupet e Champions League pasi arrin të eliminojë Baselin e shqiptarëve Gashi, Xhaka dhe Ajeti. Zviceranët kalojnë në avantazh me anë të Zuffi në minutën e 11’ ndërkohë që Zahavi barazon në minutën e 24’ duke mbyllur pjesën e parë dhe krejt takimin me rezultatin 1-1. Izraelitët kualifikohen në Champions me rezultatin e përgjithshëm 3-3.

Malmo – Celtic 2-0 (4-3)

Suedezët e Malmos kanë arritur të përmbysin gjithçka duke fituar 2-0 kundër Celtic dhe duke bërë të pavlefshme fitoren 3-2 të skocezëve. Në minutën e 23’ Rosenberg shënon me kokë pas një goditjeje këndi ndërsa një autogol i Boyatas i jep fitoren përfundimtare suedezëve të cilët arrijnë të kualifikohen për të dytin vit radhazi në grupet e Champions League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.