Champions League / Kukësi për fitore. Ja premio e Gjicit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Champions League / Kukësi do të luajë mbrëmjen e sotme në orën 19:30 ndeshjen e kthimit ndaj ekipit moldav të Sherif Tiraspolit, e vlefshme për turin e dytë paraeleminator të Champions League. Pavarësisht humbjes minimale në takimin e parë, trajneri Gjoka është shprehur se pret një kualifikim të skuadrës së tij, ndërkohë që ka edhe një ide më të qartë në lidhje me formën e kundërshtarit.

Ndërsa miqtë nga moldavia kanë mbetur shumnë të habitur me faktin që Shqipëria ka shumë makina luksoze në rrugë edhe pse njihet si një vend i varfër. Gjithashtu atyre i kanë bërë përshtypje edhe masat e policisë si dhe fakti që në hotelin ku janë akomoduar në qytetin e Elbasanit, janë të vetëm. “Po na ruajnë si në kampionatin Botëror”, ka qenë batuta e tyre.

Përveçse një ndeshje prestigji, për Kukësin kualifikimi në turin tjetër do të thotë edhe më shumë të ardhura. Plot 1.2 milion euro përfiton Kukësi në rast kualifikimi në turin tjetër. Presidenti Gjici ka kërkuar maksimumin nga lojtarët e tij, duke premtuar edhe një shpërblim të majmë për skuadrën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.