Champions League/ Lajme të mira për Skënderbeun

2
SHPËRNDAJE

2015-16 Lokomotiva Moskva - Skenderbeu 2-0 (Europa League) 2
Skënderbeu në një takim kundër Lokomotivës së Moskës

Mësohen koeficientët dhe ekipet e edicionit të ardhshëm të UEFA Champions League. Në Shqipëri titulli nuk është vendosur ende, por korçarët, me koefiçentin 7.825, shkojnë automatikisht në vazon e parë

Shumica e kampionateve në Europë janë duke përfunduar dhe “Sport Ekspres” publikon ekipet dhe koeficientët, në bazë të të cilëve do të hidhet shorti i UEFA Champions League për sezonin 2016-2017.

Shumë kampionate nuk kanë përfunduar në Europë dhe në Shqipëri duhen edhe 7 javë (është ndër kampionatet e fundit që mbyllet në Europë), por UEFA Champions League ka shpallur tashmë emrat e ekipeve që kanë siguruar titullin në vendin e tyre.

Raundi i parë dhe i dytë kualifikues janë gati tashmë dhe nga java në javë pritet që të dyja vazot të mbushen me emrat e skuadrave kampione.

Një vit më parë Skënderbeu kampion i Superligës e siguroi në fund vazon e parë në turin e dytë kualifikues të Champions-it, kurse këtë sezon, gjithmonë nëse shpallet kampion, do të jetë automatikisht në vazon e parë. Pra, nuk është aspak i rrezikuar nga skuadrat e kampionateve të tjera, pasi ka një koeficient më të lartë.

12308478_1277720995587174_8214504644536909139_n
Hamdi Salihi

TURI I PARË – Në turin e parë marrin pjesë 8 ekipe të ndarë në dy vazo dhe 4 të kualifikuarit kalojnë në turin e dytë, ku i pret Skënderbeu (nëse shpallet kampion). Janë 30 ekipe në turin e dytë, të cilëve u shtohen 4 nga vazoja e parë dhe numri i përgjithshëm shkon në 34. Në turin e parë, që fillon në mes të muajit korrik, marrin pjesë kampionë të shteteve me koeficient të ulët si Uellsi, Malta, Estonia, Andora dhe ndonjë shtet tjetër i këtij niveli.

Deri tani vetëm tre shtete kanë shpallur ekipet kampionë; TNS Në Uells, Flora Talin në Estoni dhe B36 Torshavan e Ishujve Faroe e kanë siguruar vendin e parë. Për të tjerat do të mësohet javë pas jave. Katër skuadra me koeficientin më të lartë do të jenë në vazon e parë dhe katër të tjerat në vazon e dytë. Ja dhe skuadrat e raundit të parë dhe koeficientët e tyre:

Vazo 1

1.The New Saints (Uells) 5.200

2.Valleta FC (Maltë) 4.466 (?)

3.Flora Talin (Estoni) 3.350

4.Santa Coloma (Andorë) 2.699 (?)

Vazo 2

1.B36 Torshavn (Ishujt Faroe) 1.975

2.Lincoln (Gjibraltar) 1.700 (?)

3.Alashkert FC (Armeni) 1.325 (?)

4.Tre Penne (San Marino) 1.316 (?)

Fc-Lokomotiv-K.F-Skenderbeu-2-0-2RAUNDI I DYTË –

Sigurisht që shqiptarëve dhe veçanërisht korçarëve u intereson turi i dytë kualifikues i Championsit. Gjithmonë nëse shpallet kampion, Skënderbeu, me koeficientin që ka për momentin, nuk e diskuton vazon e parë. Korçarët janë në 12-shen e parë mes 34 ekipeve pjesëmarrës në këtë tur.

Nëse shpallet kampion Partizani, koeficienti i tij është 1.575, që do të thotë se do të jetë në vazon e dytë. Aktualisht Skënderbeu është 5 pikë para dhe ka shanse të mëdha për titullin e radhës. Edhe pse janë edhe 7 ndeshje, drejtuesit e klubit, me në krye presidentin Ardjan Takaj, po i shohin kampionët e çdo shteti dhe koeficientët që ata kanë. Skënderbeu në këtë moment është i 12-ti në renditje, pasi ka koeficientin 7.825.

Një vit më parë korçarët kishin koeficientin 5.400, ndërkohë që me pjesëmarrjen në grupet e Europa League e kanë rritur koeficientin me 2.425. Kështu, korçarët kanë ngjitur shumë vende dhe janë të sigurt në vazon e parë, nëse fitojnë titullin.

12109293_1236334123059338_6395970723247466584_nNjë pjesë e mirë e 30 ekipeve, që marrin pjesë në turin e dytë të Championsit e kanë siguruar titullin. I vetmi kampionat, që duket më i hapur, është ai i Moldavisë, ku në vend të parë ndodhet Dacia, me 49 pikë, aq sa ka edhe Sherif Tiraspoli, por Dacia ka një ndeshje më pak.

Korçarëve u intereson ta fitojë titullin Dacia, që ka koeficient më të ulët, kurse, nëse shpallet kampion Sherifi, Skënderbeu mund të zbresë një vend më poshtë, por pa rrezikuar vazon e parë. Ku sigurisht që është një lajm shumë i mirë, sepse kundërshtari në short do të jetë më i lehtë dhe ka shanse për kalimin e turit.

Por, asgjë nuk ka përfunduar dhe duhet pritur për verdiktin final. Këto janë thjesht llogari paraprake, pasi më parë Skënderbeu duhet të sigurojë titullin. Megjithatë, “Sport Ekspres” bën këtë pasqyrë të situatës me kundërshtarët e mundshëm në Champions.

Raundi i dytë kualifikues i Champions League

Vazo 1

1.Salsburg (Austri) 42.520 (?)

2.Selltik (Skoci) 40.460

3.Apoel FC (Qipro) 35.935 (?)

4.BATE Borisov (Bjellorusi) 34.000

5.Legia Varshavë (Poloni) 28.000

6.Dinamo Zagreb Kroaci) 25.775 (?)

7.Ludogorets (Bullgari) 25.625

8.Kopenhagen (Danimarkë) 24.720 (?)

9.Karabak (Azerbajxhan) 13.475

10.Rosenborg (Norvegji) 12.850

11.Astana (Kazakistan) 12.575

12.Skënderbeu (Shqipëri) 7.825 (?)

13.Crvena Zvezda (Serbi) 7.175

14.Dinamo Tbilis (Gjeorgji) 5.875

15.FH Hafnarfjordur (Islandë) 5.750

Vazo 2

1.Trencin (Sllovaki) 5.400 (?)

2.Dudelange (Luksemburg) 5.050

3.Zalgiris (Lituani) 4.925

4.H.Beer Sheva (Izrael) 4.725

5.Olimpija Ljubjanë (Slloveni) 4.625 (?)

6.Dacia (Moldavi) 4.325 (?)

7.Vardar (Maqedoni) 4.200 (?)

8.Norkoping (Suedi) 3.975

9.Ferencvarosh (Hungari) 3.475

10.Krusejders (I.e Veriut) 3.400

11.Zrinjski (Bosnjë) 3.175 (?)

12.Dundalk (Irlandë) 2.590

13.Mlladost (Mali i Zi) 2.475

14.Liepaja (Letoni) 2.325

15.Seinajoen JK (Finlandë) 1.730

Shënim: Me pikëpyetje janë ekipet që kryesojnë kampionatet e tyre dhe renditja bëhet në bazë të koeficientëve/Burimi: Telegrafi.com

2 KOMENTET

Comments are closed.