Champions League: Leverkusen përmbys Lazion, Astana kualifikim historik

0
SHPËRNDAJE

calhanogluJanë luajtur sot ndeshjet e kthimit të playoff të Champions League ku janë shënuar gola të shumtë dhe emocione pafund.

Bayer Leverkusen – Lazio 3-0 (3-1)

Bayer Leverkusen ka “shkatërruar” Lazion duke përmbysur rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë dhe duke fituar me rezultatin bindës 3-0. Vendasit gjejnë golin në pjesën e parë me anë të Calhanoglu i cili mposht Berishën nga brenda zonës. Me fillimin e pjesës së dytë gjermanët shënojnë dhe golin e dytë me anë të sulmuesit me origjinë shqiptare Admir Mehmedi. Në fund të takimit është Bellarabi ai i cili vulos fitoren dhe kualifikimin e gjermanëve duke shënuar golin e 3-të në minutën e 88’.

APOEL – Astana 1-1 (1-2)

APOEL dhe Astana janë ndarë në një barazim 1-1 me golat të cilët janë shënuar në fraksionin e dytë të lojës. Fillimisht APOEL kalon në avantazh me anë të Stilic në minutën e 60’ por kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt kohës shtesë, Maksimovic barazon për Astanan duke e mbyllur takimin në 1-1 dhe duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

herrera

Club Brugge – Man UTD 0-4 (1-7)

Djajtë e Kuq kanë fituar me një “poker” golash ndaj belgëve të Club Brugge ku spikati një tripletë e Wayne Rooney. Anglezët nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim kualifikimin dhe arrijnë të kalojnë lehtë belgët. Goli tjetër i takimit u shënua nga spanjolli Ander Herrera ndërkohë që Javier Chicarito humbi shansin më të mirë për ti çuar shifrat në 0-5 pasi në minutën e 81’ humbi një penallti.

CSKA Moscow – Sporting Lisbona 3-1 (4-3)

Skuadra ruse e CKSA Moscow ka arritur të fitojë takimin e dytë kundër portugezëve të Sporting Lisbonës duke përmbysur në këtë mënyrë disavantazhin 2-1 të takimit të parë. Seydou Doumbia i cili te Roma nuk arriti të lërë gjurmë, duket se te CSKA Mosca ka rilindur pasi edhe në ditën e sotme arriti të shënonte një dopietë. Goli i vetëm për portugezët u shënua nga kolumbiani Teofilo Gutierrez ndërsa golin e kualifikimit e shënoi Musa.

Partizan Beograd – BATE 2-1 (2-2)

Serbët e Partizan Beograd kanë arritur të përmbysin gjithçka gjatë takimit pasi në fund të pjesës së parë gjendej nën disavantazh të 1 goli por në 15 minutat e fundit të takimit shënuan dy gola duke përmbysur rezultatin por pa arritur të kualifikohen më tej. BATE kaloi në turin tetër falë rezultatit 0-1 të takimit të parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.