Champions League/ Ngec Reali, fiton City….

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Spektakël dhe plot 31 gola dhuruan ndeshjet e sotme të fazës në grupe të Champions League-s, ndërsa nuk munguan as rezultatet surprizë.

Pritej spektakolare dhe e tillë ishte përballja mes Manchester City-t dhe Napolit. Ekipi i Guardiolës shënoi dy gola të shpejtë, në minutën e 8-të dhe 13-të, ndërsa napolitanët humbën një mundësi të mirë për t’u rikthyer në lojë, kur Mertens nuk dërgoi në rrjetë një 11 metërsh në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, Sarri filloi të mendojë për ndeshjen e të shtunës ndaj Interit, teksa hoqi nga fusha titullarë si Hysaj dhe Insigne. Në minutën e 73-të, atë që nuk bëri Mertens, e bën Diawara, që dërgon penalltinë në rrjetë dhe rihap takimin.

Supersfida tjetër e mbrëmjes, ajo mes Realit të Madridit dhe Tottenhamit, përfundoi në barazim 1-1, ndërsa gjithçka u zhvillua në pjesën e parë. Tottenham kaloi i pari në avantazh, pas një autogoli të mbrojtësit francez Varane, ndërsa Ronaldo barazoi në minutën e 41-të me 11 metërsh.

Monako u befasua në shtëpi, nga turqit e Besiktas, të cilët fituan 1-2 dhe blinduan kryesimin e grupit, me 9 pikë të plota, ndërsa francezët kanë komplikuar kualifikimin, sepse kanë vetëm 1 pikë dhe mbyllin renditjen.

Edhe Borusia e Dortmundit nuk shkoi më shumë se nja barazim 1-1, në transfertën qipriote ndaj Apoel. Vendasit kaluan të parët në avantazh, në fillim të pjesës së dytë, por gjermanët barazuan në minutën e 73-të me anë të Sokratis.

Liverpooli mori një fitore të lehtë, në transfertën ndaj Mariborit të Valon Ahmedit. ‘The reds-at” shënuan plot 4 herë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan edhe 3 herë të tjera dhe vulosën rezultatin final 0-7.

Spartaku i Moskës mposhti 5-1 Seviljan, Leipzig triumfoi 3-2 ndaj Portos, ndërsa Feyeenord u befasua në shtëpi nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk, me rezultatin 1-2.

City – Napoli 2-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.