Champions League/ Partizani përgatitet në Elbasan

0
SHPËRNDAJE

13576620_525908354270232_3401986854179265599_oFK PARTIZANI –FERENCVAROS TC
Ekipi Grumbullohet në Elbasan në prag të përballjes së Champions League

Pas 24 orëve pushimi të akorduar nga stafi teknik, skuadra rinisi përgatitjet në kuadër të ballafaqimit të rëndësishëm ndaj Ferencvaros i vlefshëm për raundin e dytë të Champions League.

Në drejtimin e trainerit Adolfo Sormanit grupi i lojtarëve ka zbritur sot në ambjentet e kompleksit sportiv “PEPA” të qytetit të Elbasanit në orën 18:30. Seanca e sotme ka rezultuar a karakterit tekniko- taktik.

Grupi i lojtarëve gëzon një gjendje të mire fizike me përjashtim të Vilës që pësoj një dëmtim të lehtë në takimi miqësor ndaj Slovan Bratislavës.

Nga sot skuadra është grumbulluar në qytetin e Elbasanit në rezidencën “HOTEL UNIVERS” vend në të cilin do të qëndrojë deri ditën e mërkurë ,ditë në të cilën do të luhet edhe takimi Partizani – Ferencvaros në stadiumin “Elbasan Arena” ora 20:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.