Champions League – Shkëlqejnë Monaco dhe El Sharaawy, eliminim surprizë i Ajaxit (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Monaco's Italian forward Stephan El Shaarawy celebrates after scoring the 4-0 during the UEFA Champions League third qualifying round second leg football match between AS Monaco vs BSC Young Boys on August 4, 2015 at the Louis II Stadium in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE

Të martën në mbrëmje u luajtën ndeshjet e kthimit të turit të tretë të Champions League ku ra në sy eliminimi i Ajaxit nga Rapid Vienna dhe fitorja 4-0 e Monacos kundër Young Boys. Ka qenë një mbrëmje e mbushur me gola në thuajse të gjitha ndeshjet e luajtura.

Apoel – Midtjylland (0-1): Danezët kishin humbur sfidën e parë me rezultatin 1-2 dhe për të kaluar më tej i duhej një fitore me 2 gola diferencë ose golaverazh më i mirë se ai i ndeshjes së parë. Midtjylland kalon menjëherë në avantazh në minutën e 3-të por nuk arrin të shënojë golin e dytë që do ti jepte dhe kualifikimin, edhe pse Apoel luajti për një orë me 10 lojtarë.

Molde – Dinamo Zagreb (3-3): Ndeshja midis norvegjezëve dhe kroatëve ka qenë spektakolare pasi është mbyllur me plot 6 gola. Takimi i parë ishte mbyllur në shifrat 1-1 duke lënë gjithçka të hapur. Kroatët brenda 30 minutash shënojnë 3 gola por më pas Molde e rimerr veten dhe arrin të barazojë duke humbur gjatë takimit edhe dy penallti. Kualifikohen kroatët falë golave në fushë kundërshtare.

Ajax – Rapid Vienna (2-3): Takimi i parë ishte mbyllur në shifrat 2-2 duke favorizuar Ajaxin por në ndeshjen e kthimit austriakët kanë përmbysur gjithçka duke fituar me rezultatin 2-3 dhe duke lënë jashtë Championsit Ajaxin pas shumë vitesh.

Monaco – Young Boys (4-0): Francezët e Monacos kanë shkatërruar Young Boys me rezultatin e thellë 4-0. Monaco ishte me më shumë se një këmbë në turin tjetër që pas ndeshjes së parë ku fitoi me rezultatin 1-3. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë dhe ish lojtari i Milanit Stephan El Sharaawy shënoi një super gol, videon e të cilit jua sjellim në vazhdim:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.