Champions League/Të enjten shorti i grupeve, ja ç’duhet të dini

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Edicioni 2015/2016 i Champions League bëhet gati të zbulojë grupet, ndeshjet e të cilëve do të nisin nga 15 shtatori. Të enjten e 27 gushtit, ora 17:45 në Montekarlo do të hidhet shorti i kësaj faze të shumëpritur. Aty ku Spanja bën rolin e padrones, pasi paraqitet me pesë skuadra, si asnjëherë më parë në një kompeticion të tillë.
shortTridhjetë e dy skuadra (22 të kualifikuara direkt dhe 10 fitueset e play-off) do të ndahen nëpër 8 grupe, teksa nuk lejohen në një grup dy skuadra nga i njëjti shtet. Sidoqoftë parashikohen grupe që mund të kenë brenda edhe Barcelonën, edhe Manchester United. Gjithashtu Bajern ose Juventus me “Djajtë e kuq” apo Realin e Madridit.
Risia ka të bëjë me faktin se për herë të parë është kualifikuar direkt skuadra fituese e Europa League, që vjet ishte Sevilja. Në bazë të rregullores së re, në vazon e parë që do të jenë edhe kokat e grupit, janë përfshirë 8 kampionet e kampionateve më kryesorë të Europës. PSV e fitoi këtë mundësi, duke pasur parasysh që Barcelona është jo vetëm fituesja në fuqi e Champions, por edhe kampione e Spanjës.Ndërkohë që gjatë ceremonisë do të shpallet fituesi i “Lojtarit më të mirë të UEFA-s 2014/2015”. Finalistë janë Leo Messi, Luis Suarez e Cristiano Ronaldo.

Këto janë skuadrat e ndara sipas vazove, para shortit:

vazo1

 

vazo2

 

vazo3

 

vazo4

S'KA KOMENTE

Comments are closed.