Chelsea-Arsenal ose Mourinho-Wenger, formacionet zyrtare të ndeshjes

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Pas pak minutash fillon derbi më i madh i Londrës midis Chelsea dhe Arsenal. Një ndeshje mjaft e luftuar kjo, jo vetëm në fushën e lojës por edhe në luftën që ka filluar mes dy trajnerëve Mourinho dhe Wenger. Të dy teknikët e njohur kanë replikuar shumë mes tyre, aq sa në disa raste të dy janë përleshur fizikisht. Në sfidën e fundit midis tyre, Wenger triumfoi përballë rivalit të përjetshëm Mourinho me rezultatin 1-0 në “Comunity Shield”. Tashmë kjo ndeshje luhet për kampionat ku Chelsea ndodhet në krizë të vërtetë rezultatesh, ndërsa Arsenal ka konsoliduar pozitat në renditje teksa ka arritur në kuotën e 10 pikëve pas pesë javësh, ndërkohë që Chelsea ka marrë vetëm 4 pikë.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Begovic, Ivanonic, Cahill, Zouma, Azpilicueta, Fabregas, Matic, Oscar, Hazard, Pedro, Diego Costa. Trajner: Mourinho

Arsenal: Cech, Monreal, Koscienly, Gabriel, Bellerin, Cazorla, Coquelin, Sanchez, Ozil, Ramsey, Walcott. Trajner: Wenger

S'KA KOMENTE

Comments are closed.