Chelsea, e ardhmja e mesfushorit James Rodriguez

0
SHPËRNDAJE

E ardhmja e mesfushorit James Rodriguez mund të jetë tek Chelsea. Futbollisti i Real Madrid edhe gjatë merkatos dimërore ishte pranë kalimit tek “Blutë e Londrës”, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Tashmë duket se transferimi tek kampionët e Anglisë është i realizueshëm. Trajneri i Chelsea, Antonio Conte e sheh kolumbianin si pasardhës të Cesc Fabregas, i cili do të largohet nga skuadra.

Drejtuesit e Realit të Madridit kanë dhënë “OK” për largimin e James Rodriguez, për të cilin kërkojnë 80 milionë euro, për çdo skuadër që kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e tij. Për mesfushorin kandidatët nuk mungojnë, por e ardhmja mbetet e paqartë, e vetmja garanci është se sezonin e ardhshëm ai nuk do të jetë pjesë e “Los Blancos” për shkak të minutave të pakta që atij ia vendosur në dispozicion përgjatë këtij sezoni.

Interes për shërbimet e futbollistit ka shfaqur edhe Interi sëbashku me Arsenalin. James Rodriguez u transferua në radhët e kampionëve të spanjës në vitin 2014.

Në total 25-vjecari me fanellën e Realit të Madridit numëron 77 paraqitje, nga ku ka arritur të realizojë 28 gola. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.