Chelsea fiton me vuajtje, Pedro debutim ëndrash (Video)

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Debutim ëndrrash për Pedro Rodrigues i cili e nis me gol aventurën e tij të re tek Chelsea, duke u bërë kështu protagonist në fitoren e parë sezonale për ekipin e Mourinhos. Blutë e Londrës arritën të triumfojnë me mjaft vështirësi në fushën e West Brom me rezultatin 2-3. Një ndeshje spektakolare dhe me mjaft gola kjo, ku nuk munguan as 11-metërshat por edhe kartoni i kuq. Morrison do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 14′, teksa Courtois neutralizoi goditjen e tij. Më pas në të 20′-tën vjen goli i Pedros, që shënon pas një driblimi në zonë.
image
Vetëm dhjetë minuta më pas do të ishte Diego Costa ai që do të dyfishonte shifrat në 0-2, por ende asgjë nuk kishte përfunduar. Në minutën e 35′, Morrison ngushton diferencat në 1-2 dhe ndeshja u duk se u rihap, por Azpilicueta shënoi sërisht për të besuarit e Mourinhos në minutën e 42′ për t’a mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-3. Pjesa e dytë nis sërisht në “malore” për Chelsean. Terry ndëshkohet me karton të kuq në të 54′-tën, teksa Morrison hap sërisht ndeshjen duke shënuar golin e dytë për West Brom vetëm pesë minuta më pas. Deri në fund Chelsea dhe Mourinho vuajn, por arrijnë të dalin me fitore nga kjo transfertë mjaft e vështirë.

Golat e ndeshjes
http://youtu.be/LLNc_teLcKk

S'KA KOMENTE

Comments are closed.