Chelsea futet në merkato, Mourinho kërkon Pogba

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imagePremier League/ Chelsea e ka nisur në mënyrë katastrofike këtë sezon të Premier League, dhe për këtë gjë trajneri Mourinho ështtë futur sërisht në merkato. Pas transferimit të Pedros, blutë e Londrës janë vënë në kërkim të lojtarëve të tjerë. Presidenti Abramoviç i ka vënë në dispozicion trajnerit portugez edhe 100 mln paund për këtë merkato. Lojtari i parë në listë mbetet Paul Pogba, i cili prej kohësh është në listën e dëshirave të Mourinhos. Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të paguajnë 85 mln euro për lojtarin, por të fusin edhe në tratativë një prej mesfushorëve Willian apo Cuadrado. Kjo ofertë duket mjaft tunduese edhe për drejtuesit bardhezi, të cilët e shohin si një mundësi të mirë këtë lëvizje.
image
Gjithashtu Chelsea është duke përgatitur edhe një ofertë prej 50 mln euro për mbrojtësin e Everton, John Stones. Mbrojtësi i talentuar i Kombëtares angleze pëlqehet shumë nga Mourinho, dhe duket qartë se portugezi është i gatshëm të bëjë çmenduri për mbrojtësin e ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.