Chelsea, gati 60 mln euro për mbrojtësin Sandro!

0
SHPËRNDAJE
loading...

Ideja Alex Sandro. Pasi ka perënduar plani për të marrë mbrojtësin Leonardo Bonuççi, Chelsea i trajnerit Antonio Conte ka vendosur sytë te një tjetër lojtar i Juventusit.

Për të bindur drejtuesit e bardhezinjve që të shesin brazilianin blutë e Londrës kanë menduar që të bëjnë një ofertë prej 52 milionë sterlinash, thuajse 60 mln euro. Lajmi ka ardhur pikërisht nga Londra.

Sipas asaj që ka shkruar “Standard Evening”, Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për të përforcuar repartin e prapavijës dhe ka menduar që të bëjë një ofertë për juventinin Alex Sandro. Nga ana tjetër, Juventusi nuk do të humbasë lojtarin e saj i cili ka një kontratë me bardhezinjtë deri në 2020-n dhe nuk pranon asnjë shifër më poshtë se 70 mln euro.

Në ditët e kaluara emri i mbrojtësit Alex Sandro është parë edhe në listën e Manchester City. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU