Chelsea gjen akordin me Barcelonën për Pedron

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Chelsea duket se ka bërë goditjen e rradhës në merkato. Pas afrimit të mbrojtësit Baba Rahman, tani ekipi i bluve të Londrës ka arritur edhe marrëveshjen për transferimin e sulmuesit spanjoll të Barcelonës, Pedro Rodrigues për shifrën e rreth 28 mln euro. Një lëvizje e papritur kjo nga ana e Chelsea, por edhe vetë lojtarit që dukej fare pranë kalimit tek ekipi i Manchester United. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për një aventurë të re, dhe tashmë duket se karriera e tij do të vazhdojë në Premier League me ekipin e Chelsea.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.