E bujshme, Chelsea interesohet për një kuqezi

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Sipas raportimeve më të fundit, ekipi anglez i Chelsea ka shfaqur interesim për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Sipas website “chelsea-news.co”, 21 vjeçari ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira me ekipin e Empolit në Serinë A, dhe për këte shkak ai ështe vënë nën shënjestër nga shumë ekipe të tjera si Lazio, Roma, Leverkusen, Schalke dhe së fundmi edhe nga ekipi i Chelsea. Sipas tyre, Hysaj është një lojtar me talent dhe mund të krahasohet me Ivanoviç. I fortë në mbrojtje, dhe me mjaft eksperiencë për moshën e tij, gjithashtu lojtari mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.
image
I vetmi problem në krahasim me Ivanoviçin, është se shqiptari nuk ka ato aftësitë e mira në lojën sulmuese, por përsa i përket lojës mbrojtëse ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai u vëzhgua nga shumë ekipe edhe në ndeshjen miqësore Shqipëri-Francë, të fituar nga kombëtarja shqiptare, dhe ku Hysaj bëri një paraqitje fantastike. Ai mund të transferohet për rreth 13 milion euro, dhe do të ishte një transferim i shkëlqyer duke parë moshën mjaft të re të lojtarit, dhe që do te ishte zëvëndësim i duhur për Ivanoviç.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.