Chelsea mpost Arsenal në një ndeshje polemikash (Video)

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Ekipi i Chelsea rikthehet tek fitorja në kampionat, dhe e ka bërë mjaft mirë këtë gjë teksa ka mposhtur ekipin e Arsenal me rezultatin 2-0. Një ndeshje mjaft e luftuar ajo e derbit të Londrës teksa nuk kanë munguar as kartonët e kuq, dhe që të dy kartonat që janë dhënë i kanë marrë lojtarët e Arsenalit. Pas një pjese të parë të barabartë, ku i vetmi rast për t’u shënuar ishte kartoni i kuq i marrë nga Gabriel pas përplasjes me sulmuesin Diego Costa, i cili gjithashtu meritonte karton të kuq.

Zouma pas shënimit të golit
Zouma pas shënimit të golit

Në pjesën e dytë ekipi i Jose Mourinho nuk e ka diskutuar fitoren, i gjendur edhe në një superioritet numerik. Goli i parë u shënua nga mbrojtësi Zouma në minutën e 53′. Loja do te vazhdonte e fortë, ndërkohë që Arsenal mbetet me 9 lojtarë pasi Cazorla merr edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 79′. Për të mbyllur këtë takim ka menduar Eden Hazard, që shënoi golin e dytë pët Chelsea në minutën e 91′. Mourinho i’a del të hakmerret ndaj Wenger për atë finale të humbur të Superkupës, ndërkohë që rivaliteti mes tyre vazhdon.

https://youtu.be/Fi9_oSv_-ic

S'KA KOMENTE

Comments are closed.