Chelsea “poshtërohet” nga New York Red Bulls

0
SHPËRNDAJE

chelsea

Debutim për tu harruar për Jose Mourinhon në International Champions Cup ku blutë e Londrës kanë luajtur përballë ekipit të New York Red Bulls. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-2 në favor të amerikanëve. Chelsea e nis mirë ndeshjen pasi kalon në avantazh me golin e Remy në minutën e 26-të. Më pas ka vend vetëm për golat e New York të cilët shënojnë 3 herë rresht me Castellanos, Adams dhe Davis. Eden Hazard shënon golin e 3-2 në minutën e 75-të pas një pasimi të shkurtër nga goditja e dënimit. Vetëm pas 2 minutash ka qenë sërish Davis ai që ka mbyllur ndeshjen me rezultatin 4-2.

Më poshtë ju sjellim videon e golave të shënuar :

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.