Chelsea pranë katastrofës, por shmang humbjen (Video)

0
SHPËRNDAJE

Premier League/

Newcastle-Chelsea 2-2

Chelsea duket se nuk di më të fitojë në këtë sezon, madje është kthyer në një ekip ku rivalët kërkojnë me patjetër të marrin 3 pikët. Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e rradhës ndaj Newcastle e përfunduar 2-2, teksa blutë e Londrës barazuan vetëm në fund të takimit për të shmangur një humbje turpi. Ekipi i drejtuar nga Mourinho e pa veten në disavantazh të dyfishtë, teksa për “Qymyrxhinjtë” shënuan Perez në pjesën e parë dhe Wijnaldum në të dytën. Pas dy golave të pësuar, ekipi reagoi duke arritur të shkurtojë menjëherë diferencën e golave në minutën e 79′ me anë të Ramires. Teksa loja po shkonte drejt fundit, ka qënë mesfushori Willian ai që ka shënuar golin e barazimit në minutën e 86′ duke i dhënë një pikë ekipit të tij, dhe duke shmangur turpin për Jose Mourinho.

http://youtu.be/VQQCViclyrY

S'KA KOMENTE

Comments are closed.