Christian Benteke katapulton Liverpool-in në krye të Premier League (Video)

0
SHPËRNDAJE

christian bentekeThe Reds kanë arritur të fitojnë ndeshjen e dytë radhazi në po aq ndeshje kampionati. Liverpool luante kundër të sapongjiturve në Premier League, Bournemouth dhe ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0. Christian Benteke ishte ai që i dha fitoren skuadrës së Brendon Rodgers duke shënuar në minutën e 26-të të takimit pas një assisti të Henderson. Sulmuesi belg po fillon të shfaqë vlerat e tij dhe të justifikojë pak nga pak çmimin e paguar për kartonin e tij. Liverpool ngjitet në këtë mënyrë në krye të Premier League, me pikë të plota së bashku me United, City, dhe Leicester.

Në vijim ju sjellim edhe videon e golt të shënuar nga Benteke:

https://www.youtube.com/watch?v=2otKMmKt3XA

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.