Çikalleshi: Do të isha shumë i kënaqur nëse do fitonim, humbja me Izraelin na prishi balancat

0
SHPËRNDAJE

Sokol Çikalleshi mbetet optimist megjithë humbjen në miqësoren kundër Bosnjë-Hercegovinës. Në përfundim të takimit të humbur 2-1 në stadiumin ”Elbasan Arena”, sulmuesi i Kombëtares theksoi se skuadra ka tërë kohën e nevojshme për të korrigjuar gabimet, teksa ai premtoi kthesën në ndeshjen e 11 qershorit në Izrael.

“Së pari, unë do të isha shumë i kënaqur nëse do fitonim, pak rëndësi ka nëse shënoj unë, një mbrojtës apo një mesfushor. Nga sulmuesi normalisht pritet goli, por kur ekipi po bën lojë të mirë, edhe për ne është më e lehtë ta gjejmë golin. Megjithatë, golat i shënon i gjithë ekipi”.

“Për katër humbjet e fundit mund të them se ajo me Izraelin ishte e papritur dhe na prishi balancat. Me Italinë dhe Spanjën nuk prisnim fitore, edhe pse në Itali luajtëm mirë. Sot ishte miqësore dhe bëmë një lojë të mirë, por u ndëshkuam nga episodet. Janë gjëra që rregullohen dhe besoj se kemi kohën e duhur për t’u përmirësuar për Izraelin. Jam i sigurt se në Izrael do të vijë kthesa”.

“Këto janë gjëra që i di më mirë trajneri De Biasi. Për mua është më e lehtë puna me një sulmues tjetër në krah, pasi kështu kam më shumë pika referimi. Gjithsesi, në këto ndeshje ka qenë e pamundur, pasi jemi ndeshur me kundërshtarë të fortë dhe nuk ka qenë mundësia më e mirë për të provuar skemën me dy sulmues”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Çikalleshi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.