Cikalleshi: Dua të shënoj sërish për kombëtaren

0
SHPËRNDAJE

 

f30f08ff91ee50d9c6783c6c91412cfbSokol Cikalleshi sërish gjen golin në kombëtare, pas atij ndaj Gjeorgjisë pak kohë më parë, tashmë bomber kavajas shënoi golin e  dytë në mbrëmjen e së martës në Luksemburg. Në kamerat e SuperSport nr.16 i kombëtares tregon emocionet e përjetuara dhe kënaqësin e golit: “Cdo ndeshje është e vështirë, për më tepër fitorja të lumturon. Treguam se jemi një skuadër me karakter. E vlerësuam fitoren dhe e arritëm atë. Shpresoj të shënoj edhe në ndeshjet e tjera duke e ndihmuar ekipin. Ne kemi duele në skuadër dhe konkurrencë, por vendos trajneri kush do të luaj. Lojtarët japi maksimumin, më pas vendos stafi teknik.” – Përfundon deklaratën e tij Sokol Cikalleshi, sulmuesi i kombëtares kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.