Çikalleshi “hakmerret” ndaj ish-ekipit, e mposht me gol në minutën e fundit (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sokol Çikalleshi “hakmerret” ndaj ish-ekipit të tij, Basaksehirit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rezultuar një zëvendësim “i artë” për Akhisarin në minutën e 83-të në ndeshjen e sotme në shtëpi të vlefshme për javën e 26 të Super Ligës turke teksa ka shënuar gol me vlerë 3 pikë në minutën e fundit të takimit.

Akhisari kaloi i pari në avantazh në minutën e 58′ me anë të Vaz Te, por Ayhan barazoi shifrat për Basaksehirin në të 78-n. Në minutën e 83-të trajneri i Akhisarit Okan Buruk hodhi në fushë sulmuesin Çikalleshi që e kishte nisur ndeshjen nga stoli dhe ky zëvendësim qëlloi i goditur pasi në minutën e 4-t të shtesës sulmuesi shqiptar shënoi golin e fitores 2-1 për vendasit.

Pas këtij takimi, Akhisari ngjitet përkohësisht në vendin e 13 të renditjes me 30 pikë të grumbulluara, duke qëndruar i qetë 10 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Për Basaksehirin kjo humbje e shkaktuar nga sulmuesi që e larguan në huazim në muajin janar mund të kushtojë shumë në garën për titullin kampion pasi Besiktasi ka shansin të shkëputet me 5 pikë në krye nëse mposht Gençlerbirligin. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.