Cikalleshi: I ndërroj golat me rezultatet e kombëtares

0
SHPËRNDAJE

2278286_w1I pyetur në mikrofonin e TVSH në përfundim të sfidës, sulmuesi Sokol Cikalleshi ka shprehur pakënaqësin e tij lidhur me pyetjen për golat e munguar me fanelën kuqezi. Ai shprehet se i këmben golat e tij me rezultatet pozitive të kombëtares:

cikalleshi

“Të them të drejtën nuk ndihem mirë kur më thonë “nuk shënove, nuk shënove”. Duhet të jemi të kënaqur që arritëm këtë barazim këtu në Danimarkë që është një nga skuadrat më të mira të Europës. Do ta ndërroja golin tim me rezultatet pozitive të kombëtares. Kishim detyra mbrojtëse në këtë sfidë dhe jemi të lumtur që kemi dhënë kontribut në këtë barazim me vlera. Gjithnjë i kemi marrë ndeshjet një e nga një, ndaj edhe pasi menduam deri tani për Danimarkën, tani e tutje mendojmë për Portugalinë. Do të futemi në fush për të fituar ndaj këtij kundërshtari. Kemi treguar që kemi vlera edhe më parë duke pasur një skuadër tepër kompakte. Edhe në ndeshjen e rradhës do të mendojmë për të shënuar.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.