Cikalleshi “ndëshkon” Alban Mehën (Video)

0
SHPËRNDAJE

Sokol Çikalleshi
Sokol Çikalleshi

Legjionarët/ Përballja mes Konyaspor dhe Basaksehir ku luajnë dy shqiptarët Alban Meha dhe Sokol Cikalleshi u mbyll në barazim 1-1. Mehës dhe skuadrës së tij i shpëtoi fitorja nga duart pasi ishin në avantazh për pothuajse gjithë takimin, por nuk arritën dot të ruajnë golin e shënuar prej tyre. Edhe pse e nisi ndehsjes nga pankina për t’u futur në lojë në minutën e 62′, Sokol Cikalleshi mori të gjithë lavdinë e ndeshjes.

Alban Meha
Alban Meha

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares ai që realizoi golin a barazimit në minutën e 89′ të takimit duke lënë të shtangur Mehën dhe ekipin e Konyaspor. Mesfushori i Kombëtares doli nga loja në minutën e 80′, ndërsa sulmuesi Cikalleshi me golin e tij i jep një pikë të çmuar Basaksehirit të vendit të 4-ët në luftën për një vend në Europa League. Ndërkohë Konyaspor mban ende vendin e tretë në renditje

S'KA KOMENTE

Comments are closed.