Çikalleshi në krizë, vetëm 51′ minuta lojë në tre ndeshjet e fundit

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Sokol Çikalleshi nuk është më sulmuesi që pritën të gjithë në Turqi. Pas transferimit tek skuadra e Basaksehir dhe debutimit me gol në ndeshjen e parë të kampionatit dhe ndeshjeve si titullar, tashmë sulmuesi kavajas numëron vetëm 51′ minuta në fushë në tre ndeshjet e fundit. Ende nuk dihet kjo rënie e sulmuesit, pasi në prezantimin e tij, Çikalleshi, u prit si shpëtimtari i sulmit të klubit turk.
image
Tani jo vetëm që nuk po arrin të shënojë më, por nuk ka fituar edhe një vend titullari duke u aktivizuar vetëm në pjesën e dytë, në rastin më të keq është futur edhe në minutën e 86′ në lojë. Tani lind pyetja nëse sulmuesi shqiptar nuk është përshtatur siç duhet, apo kampionati turk është i fortë për të. Natyrisht nuk duam t’a paragjykojmë sulmuesin Çikalleshi, por kjo gjë na shqetëson pasi ai ka qënë sulmuesi kryesor i Kombëtares kuqezi në eliminatoret e Europianit “Francë 2016”. Urojmë që Sokol Çikalleshi të rikthehet sa më shpejt tek forma e mirë dhe tek goli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.