Cikalleshi: Nuk kam koment për shtyllat, do t’i shënoj Serbisë

0
SHPËRNDAJE

Duket vërtetë optimist, edhe pse është tepër i mallkuar me shtyllat, por Sokol Cikalleshi, është një nga sulmuesit që vrapon si mesfushor, lufton si mbrojtës dhe ndonjëherë kërkon të luaj edhe si sulmues si në momentin që goditi shtyllën, edhe pse topi u devijua. Në fundin e ndeshjes nën mikrofonin e Egi Duros në SuperSport ai ka analizuar ndeshjen ndaj Portugalisë dhe performcën personale:

“Për shtyllat skam asnjë koment. Sot jam krenar për kombëtaren, treguam se jemi ekip. Të gjithë duhet të jemi krenar se kishim përball Portugalinë. Jemi në rrugën e duhur për në Francë 2016. Mendoj se në ndeshjet e ardhshme do të gjej edhe rrugën e rrjetës, pasi sic është ajo shprehja, zoti vonon po nuk harron. Ndiheshim të hidhëruar në fund. Mund të kishim humbur gjatë lojës, por kemi luajtur shumë mirë në pjesën e dytë. Por ky është futbolli dhe u ndëshkuam në fund. Tani duhet ta hedhim pas shpine këtë humbje dhe të shohim përpara. Të them të drejtën ka qenë një zgjedhje e imja në pjesën e parë duke ndejtur disi i shkëputur nga pjesa tjetër e ekipit që të bëja presion mbrojtjes së portugezëve. Në pjesën e dytë luajta më shumë me topi dhe u bëmë më të rrezikshëm. Dhamë maksimumin dhe e vendosësm në vështirësi Portugalisë. Arrita të goditsja dy-tri herë portën kundërshtare, prandaj preferova të rrija në mes të dy mbrojtësve. Nuk u mendova në momentin e shtyllës, desha golin e parë, por sërish shtylla me pengoj. Për mua ka rëndësi rezultati I skuadrës. Kam fat të keq që s’kam gjetur golin, por s’ndihem në presion. Jam optimist për golin që do të vij dhe me firmën time do të shkojmë në Francë 2016. Unë kam bërë me rigorozitet detyrat e trajnerit. Nuk mund të bëjë më shumë në aspektin sulmues, prandaj shërbej shumë në aspektin mbrojtës.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.