Cikalleshi gol dhe assist, Rrahmani humbja e parë (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

cikalleshiSokol Cikalleshi ka debutuar sot në kampionatin turk dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar për skuadrën e tij Basaksehir në ndeshjen e luajtur kundër Antalyaspor. Cikalleshi ka shënuar golin e barazimit momental 2-2 të skuadrës së tij por edhe ka assistuar shokun e tij të skuadrës në golin e parë, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 2-3 në favour të Antalyaspor. Për miqtë ishte protagonist kamerunasi Samuel Eto’o i cili shënoi një dopietë duke fituar sfidën ndaj Cikalleshit.

Amir Rrahmani me RNK Split është përballur sot me kundërshtarin e Skënderbeut në Champions League, Dinamo Zagreb. RNK Split u mund me rezultatin 3-0 nga Dinamo Zagreb duke regjistruar humbjen e parë në këtë kampionat dhe duke i lëshuar kreun e kampionatit Dinamos. Rrahmani është aktivizuar për 90 minuta por ska mundur të bëjë asgjë përballë potencialit të kampionëve të Kroacisë.

rrahmani

Balaj dhe Roshi me Rijekan nuk kanë shkuar më larg se një barazim kundër Hajduk Split. Balaj u aktivizua gjatë gjithë takimit por nuk mundi të shënonte kjo edhe sepse Rijeka luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 16-të. Ndërkohë Odise Roshi u aktivizua vetëm në minutën e 88-të të ndeshjes duke luajtur vetëm minutat e fundit të takimit.

Ansi Agolli nuk u aktivizua në fitoren 1-2 të Qarabag në transfertë kundër Ravan, kjo edhe si pasojë e faktit që të enjten Qarabag luan kundër Young Boys në Europa League dhe trajneri i Qarabag ka preferuar ta lërë pushim mbrojtësin e majtë të Kombëtares.

Në vijim mund të ndiqni videon e golit dhe assistit të Cikalleshit por edhe dopietën fantastike të Samuel Eto’o:

https://www.youtube.com/watch?v=nhXUgQq8FIE

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKukësi mund Tërbunin në miqësore
Artikulli tjetër

S'KA KOMENTE

Comments are closed.