Çikalleshi shënon të parin për Basaksehir (video)

0
SHPËRNDAJE

Nuk ka vonuar goli i parë i Sokol Çikalleshit për skuadren e tij të re, Basaksehir. Preja e sulmuesit tonë kuqezi që kaloi këtë verë në kampionatin turk, ka qenë Volendam e Hollandës në një takim miqësor të fituar nga ekipi i shqiptarit me rezultatin bindës 3-1 në fushën e kundërshtarëve.

Ka qenë një harkim nga e majta dhe Çikalleshi kërcen fuqishëm duke e dërguar me kokë topin në rrjetë duke thelluar rezultatin në 3-0 në ’50, ndërsa dy gola ishin shënuar nga turqit në pjesën e parë. Në fund Volendam shkurton në 1-3 dhe kaq.

Sulmuesi Sokol Çikalleshi u fut në lojë në pushim të ndeshjes duke luajtur të gjithë pjesën e dytë. Të enjten Basaksehir do të luajë miqësoren e fundit në tokën hollandeze, kësaj radhe kundër Asteras Tripolis ku luan shqiptari Vasil Shkurtaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.