Cikalleshi: Shkojmë përmes Ligës së Kombeve në Europian

0
SHPËRNDAJE

Sokol Cikalleshi

Objektivi kryesor i përfaqësueses shqiptare të futbollit mbetet Euro 2020 dhe Liga e Kombeve të garanton një mundësi të shkosh atje.

Nëse kuqezinjtë fitojnë grupin, kanë të sigurt jo vetëm ngjitjen një Ligë më lart, por edhe pjesëmarrjen në një play-off të Euro 2020, nëse nuk e kemi siguruar biletën nëpërmjet kualifikueseve.

Ndaj edhe Sokol Cikalleshi mendon që Shqipëria duhet të fokusohet makimalisht te kjo mundësi e artë që i shfaqet. “Duke parë që është një kompeticion i ri, është mjaft emocionues. Kemi një grup të ekuilibruar, Izraelin e njohim mirë, fituam 3-0 atje edhe pse humbëm të parën. Do të bëjmë ndeshje të mira, edhe pse jemi në grup me tre ekipe. Por besoj se do të dalim mirë dhe japim maksimumin.

Mendoj që do të bëjmë mirë këtu, ne do t’i marrim gjërat me radhë, meqë kjo është pjesëmarrja e parë do të bëjmë ç’është e mundur që të dalim të parët në grup dhe pse jo, të marrim kualifikimin në Europianin e ardhshëm. Nuk është e lehtë, por duke dhënë më të mirën mund t’ia dalim”, tha sulmuesi shqiptar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU