Cikalleshi te Skënderbeu? Reagon sulmuesi: Më vjen të qesh!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Me merkaton e janarit në prag, rrjetet sociale kanë nisur të shfrenojnë fantazinë. Gjatë paradites së sotme ka qarkulluar lajmi se pritet të rikthehet në kampionatin shqiptar Sokol Cikalleshi, madje disa portale theksonin se do të huazohet te Skënderbeu për pjesën e dytë të sezonit.

“Panorama Sport” kontaktoi direkt me sulmuesin e Kombëtares, i cili bën pjesë te turqit e Istanbul Bashakshehir. Ai mohoi gjithçka, madje nuk ngurroi të ironizonte për këto zëra merkatoje që e rikthejnë në Kategorinë Superiore.

cikalleshi

“Unë te Skënderbeu në janar? Më vjen të qesh. Është absolutisht e pavërtetë ajo çfarë flitet. Aktualisht që po flasim, jam me ekipin duke udhëtuar, pasi nesër kemi ndeshje. Siç dihet, kam një kontratë katërvjeçare me Istanbul Bashakshehirin. Pres momentin tim për të dhënë më të mirën. Synimi im është të luaj në nivele të larta, jo të rikthehem në Shqipëri”, sqaroi Cikalleshi ekskluzivisht për gazetën./Panorama Sport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.