Çiklistja belge me motorr të fshehur në biçikletën e saj

0
SHPËRNDAJE

ciklizem

E habitshme por e vërtetë, Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit (ICA) ka pezulluar garuesen belge, Femke Van Den Driesscha (19) për gjashtë vjet për shkak të mashtrimit, apo më saktësisht për shkak të instalimit të një motorri të fshehur, në Kampionatin Botëror të Çiklizmit, të mbajtur në fillim të këtij viti.

Bëhet fjalë për dënimin e parë të këtij lloji në lidhje me shkeljen e rregullave të teknologjisë.

Presidenti ICA-së, Brian Cookson suspendimin e ka quajtur si “një fitore të madhe”, e cila do të çrrënjosë mashtrimet në çiklizëm.

Van Den Driessche është suspenduar nga garat deri më 20 tetor 2021. Asaj i është marrë titulli evropian dhe do të paguajë një gjobë prej 20 mijë e 500 dollarësh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.