Cila është e vërteta e arsyes së ndërrimit të stadiumit?

0
SHPËRNDAJE

elbasan-arenaIshte vendosur e konfirmuar që Shqipëri-Izrael do të luhej në Shkodër por dje u mësua se ky takim do të zhvendoset drejt Elbasanit për arsye sigurie pas arrestimit të disa individëve të cilësuar si të rrezikshëm dhe që organet e policisë dyshonin se planifikonin sulme terroriste në “Loro Borici”.

Por me të drejtë njerëzit dyshojnë se ishte një trysni nga federata izraelite për të bërë këtë lëvizje, madje tifozët shqiptarë të pakënaqur me këtë ndryshim të orëve të fundit kanë akuzuar palën shqiptare për përulje para kapriciove nga pala kundërshtare.

Me këtë rast ka ardhur edhe reagimi i Federates Izraelite që ka hedhur poshtë këto deklarata duke raportuar se kërkesa për ndryshimin e stadiumit nuk ka ardhur nga ata por nga Federata Shqiptare për arsye sigurie.

Ka edhe gojë të liga që thonë se zhvendosja e takimit mund të jetë edhe një hakmarrje nga lart për ti hequr Shkodrës ca të ardhura të mira por sinqerisht shpresojmë që të mos jetë e vërtetë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.