Cittadella regjistron rezultat historik, fiton me 15 gola diferencë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

citadella

 

Janë luajtur ditën e djelë ndeshjet e turit të parë të Coppa Italia ku bie në sy takimi Cittadella – Potenza e mbyllur me rezultatin 15-0. Bëhet fjalë për një rekord historik dhe që nuk ishte arritur kurrë më parë në Itali. Potenza për shkak të problemeve që ka në strukturat e saj organizative dërgoi në fushë ekipin e të rinjve. Cittadella hyn në histori me këtë fitore duke u bërë skuadra e parë në Itali që fiton me një golaverazh kaq të thellë. Deri më sot rezultati më i thellë kishte qenë 9-0 në ndeshjet Lucchese – CS Firenze e vitit 1922, Entella – Derthona e 1936-37, Cagliari – Terranova e 1939-40 dhe Sampdoria – Marzotto e vitit 1958.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.