City shkatërron Chelsean, s’kuqet Courtois (Video)

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Manchester City ka arritur të marrë nje fitore bindëse për të blinduar vendin e katërt në renditje duke mposhtur me rezultatin 0-3 Chelsean. Një ndeshje e dominuar totalisht nga  “Citizens” ajo në “Stemford Bridge” teksa njeriu i ndeshjes ishe Kun Aguero me 3 golat e tij. Fillimisht sulmuesi argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 33′ të pjesës së parë, teksa në minutën e 54′ i dyfishoi ato duke mbyllur praktikisht ndeshjen.image Chelsea ishte i pafuqishëm për të reaguar, teksa në minutat e fundit të takimit do të merrte një goditje tjetër. Portieri i bluve të Londrës, Curtois, shkaktoi një penallti duke e lënë ekipin me 10 lojtarë në minutën e 78′, teksa në minutën e 80′ Aguero kompletoi tripletën e tij duke mbyllur një ditë të mrekullueshme për ekipinne Pellegrinit që tashmë siguron edhe zonën Champions.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.