Claudio Rainieri: Nuk largohem nga Leicesteri, nuk biem nga kategoria

0
SHPËRNDAJE


Premier League / Claudio Rainieri nuk kërkon të lëshojë pe. Trajneri italian i cili realizoi një arritje të jashtëzakonshme me Leicester-in, vitin e kaluar duke i shpallur Dhelpërat, kampionë të Anglisë për herë të parë në historinë e klubit, në këtë sezon është në vështirësi serioze. Pas 25 javëve kampionat Leicester-i pozicionohet në vendin e 17-të të klasifikimit me një pikë më shumë se Hull City që për momentin është skuadra e fundit që rrëzohet nga kategoria.

Rainierit sëfundmi i kanë dalë kundër edhe disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës si sulmuesi Jamie Vardy apo kapiteni Wes Morgan, por italiani nuk dorëzohet kurrësesi. Trajneri i lindur në Romë në një intervistë shprehu bindjen e tij se Dhelpërat nuk do të rrëzohen në Championship ndërkohë mohoi zërat që e lidhin të ardhmen e tij me kampionatin kinez. ” Unë trajner në Kinë, jo falimendrit. Shpëtoj Leicester-in dhe qëndroj këtu. Unë dua të vazhdoj të jem pjesë e kësaj skuadre. Është një vit i vështirë por jemi të bashkuar dhe do ta kalojmë këtë moment të ndërlikuar, deklaroi Claudio Ranieri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.