“Çmendet” Destani, mega premio për Shkëndijën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageShkëndija e Tetovës këtë sezon është në garë për titullin kampion në Maqedoni, teksa distanca mes tyre dhe rivalit të Vardarit është vetëm 2 pikë. Këtë fundjavë skuadra shqiptare do të përballet pikërisht me kryesuesit në një ndeshje e cila do të vendosë edhe titullin kampion. Shkëndija ka shansin e fundit pasi kjo do të jetë përballja e fundit direkte mes tyre në kampionat teksa më pas kalendari rezervon ndeshje të lehta. Duke parë këtë fakt presidenti i kuqezinjve, Lazim Destani ka vendosur një premio marramendëse për fitoren. Numri një i Shkëndijës gjatë një takimi me ekipin i ka premtuar 100 mijë euro premio lojtarëve dhe stafit në rast fitoreje. Kjo shifër është goxha e madhe, teksa pritet që të ndezë akoma më shumë sfidën mes dy skuadrave.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.