Çmendet Gjasula, dopietë në fitoren e Greuther Furth (Video)

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Jurgen Gjasula nuk po ndalet në Bundesliga 2, duke qënë një protagonist kryesor me ekipin ku ai aktivizohet Greuther Furth. Mesfushori shqiptar ka qënë lojtari i ndeshjes në fitoren e arritur përballë ekipit Union Berlin me rezultatin 1-2. Pasi u gjendën në disavantazh të një goli në pjesën e parë, ekipi i Greuther Furth ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë teksa ka qënë Gjasula ai që ka realizuar këtë kthim rezultati. Në minutën e 47′ ai ka barazuar shifrat pas një aksioni mjaft të bukur, duke barazimin e përkohëshëm në këtë takim, barazim që do të prishej po nga vetë ai.

Jurgen Gjasula (d) në nje dyluftim
Jurgen Gjasula (d) në nje dyluftim

Në minutën e 70′, Jurgen Gjasula do të shënojë edhe golin e dytë për ekipin e tij, duke përmbysir shifrat në 1-2. Këtë rradhë mesfushori realizoi saktë një 11-metërsh për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Me këtë formë të shkëlqyer që po kalon Jurgen Gjasula, ku numëron 3 gola dhe 3 asisit, nuk e meriton një mundësi nga trajneri De Biazi për t’u thirrur në Kombëtare, duke parë që edhe shifrat flasin në favor të tij? Jo vetëm në ndeshjen e sotme ku shënoi një dopietë, por Gjasula ka qënë një nga lojtarët më të mirë të gjithë Bundesligës 2 gjermane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.