Çmendet merkato, 180 milion euro për Ronaldon

0
SHPËRNDAJE
loading...

Tashmë që është 32 vjeç dhe që ka fituar thuajse gjithçka në futboll, Real Madrid po mendon seriozisht shitjen e Cristiano Ronaldos. Sidomos pas performancës në fundin e këtij sezoni, që i dha titullin në La Liga dhe trofeun e Champions League, klubi madrilen mendon se është moment për të bërë shitjen e shekullit, duke kërkuar plot 180 milionë euro për yllin portugez. Këtë e shkruan sot gazeta potugeze “A Bola”. Ofertat do të vijnë nga Franca, Anglia dhe Kina.

Nga Franca do të jenë të interesuara dy klube dhe të mjaftueshme për të bërë një propozim për Ronaldon, PSG dhe Monaco, me fuqi ekonomike. Që nga largimi i Ibrahimovic, PSG nuk e ka gjetur një yll që e zbut boshllëkun e lënë nga suedezi. Ekipi i drejtuar nga Emery nuk e ka fituar titullin e Ligue 1, kështu që pritet që Al-Khelaifi të bëjë një shpenzim të madh. Ajo që ka fituar ligën franceze, Monaco, gjithashtu ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me të, veçanërisht në qoftë se shitja e Kylian Mbappé, për të cilin ka ardhur oferta 135 milionë euro, sipas mediave franceze, ndodh.

Sa për Anglinë, oferta vjen nga Manchester United. Cristiano tashmë e ka një të kaluar në “Old Trafford” dhe Jose Mourinho ka nevojë të forcohet, në qoftë se nuk do të qëndrojë jashtë pozicioneve Champions. Refuzimi i Antoine Griezmann bën që “Djajtë e Kuq” të kërkojnë emra të tjerë, edhe pse ky i CR7 duket më i pakapshmi nga të gjithë.

Më në fund, paratë mund të provokojnë edhe një pistë kineze për katër herë fituesin e “Topit të Artë”. Bëhet fjalë për një kampionat të nivelit më të ulët, ku nuk përfiton asgjë sportivisht. Në çdo rast, Ronaldo nuk do të dëgjojë ndonjë ofertë, sepse plani i tij është ende i njëjtë me disa muaj më parë: “Kam ndërmend të pensionohem te Real Madridi, 41 vjeç”. Por në rast se në klubin e Real Madrid vjen oferta me 180 milionë euro, gjërat mund të jenë ndryshe. Sezonin tjetër mund të vlejë sa gjysma, ose më pak. Tani është momenti!

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU