Çmenduri në Spanjë, dhunë në futbollin e femrave

0
SHPËRNDAJE

imageFutbolli i femrave dita ditës po merr akoma më shumë eksperiencë nga ai i meshkujve. Kjo gjë jo vetëm për mënyrën e të luajturit, por edhe për ato që ndodhin në fushë. Lajmet e fundit vijnë nga Spanja atje ku ka ndodhur një çmenduri. Vajzat e skuadrës së ekipit të Caceres, ekip që militon në ligën e dytë të Spanjës, janë sulmuar pas ndeshjes së luajtur kundër ekipit të Naranjos. Dy nga futbollistet e ekipit të Caceresm Narea dhe Selene përfunduan në spital me fraktura të rënda duke treguar qartë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Klubi i Caceres ka bërë denoncim për rreth 40 persona dhe klubin e Naranjos, por këta të fundit mbrohen me faktin se sulmi u provokua nga një shkelm i lojtares Narea ndaj një futbollisteje të tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.